Presidentja takon ambasadoret jorezident

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim dy ambasador jorezident në Prishtinë, ambasadorin e Togos, Kwami Christophe Dikenou dhe atë të Arabisë Saudite, Talat Salem Radwan.

Lajme

09/03/2015 13:57

Ambasador i Togos në Berlin, jorezident për Kosovën, i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Dikenou për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në përmbushjen e misionit të tij si ambasador jorezident në Prishtinë.

Edhe në takim me ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, jorezident për Kosovën, presidentja pranoi letrat kredenciale.

Jahjaga vlerësoi mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Institucioneve të Republikës së Kosovës për proceset e shtetndërtimit.

Ajo theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të mira dhe shprehu përkushtimin që ato marrëdhënie të thellohen edhe më tej në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Radwan për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij.

Atifete Jahjaga dhe Talat Salem Radwan
Atifete Jahjaga dhe Talat Salem Radwan