Presidentja s’ka të ndalur, në terren

Presidentja Atifete Jahjaga pas një pauze sërish do të dalë nëpër komunat e Kosovës për të bashkëbiseduar me qytetarë.

Lajme

04/03/2015 08:14

Sot (e mërkurë) ajo ka zgjedhur që ta vizitojë fshatin Krushë e Madhe dhe qytetin e Rahovecit.

Siç njofton zyra për media e Presidencës Jahjaga paradite do të qëndrojë në Krushë të Madhe, pastaj në mesditë do të jetë në Rahovec.

Ditë më parë presidentja Jahjaha ka vizituar disa nga qytetet e Kosovës për t’i bindur qytetarët që mos ta braktisin vendin.