Presidentja Osmani takoi Senatorin Ted Cruz, diskutohet për forcimin e partneritetit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me Senatorin republikan, Ted Cruz. Me këtë rast presidentja Osmani tha se forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me Senatorin republikan, Ted Cruz.
Me këtë rast presidentja Osmani tha se forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz.
“Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, shtoi ajo./Lajmi.net/