Presidentja Osmani takoi Kongresistin republikan Tim Burchett
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me Kongresistin republikan Tim Burchett. Presidentja Osmani ka shkruar: “Në qendër të bisedës sonë me Kongresistin republikan Tim Burchett ishte rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik si një nga prioritetet kryesore për të avancuar marrëdhëniet tona. U dakorduam se…
Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me Kongresistin republikan Tim Burchett.
Presidentja Osmani ka shkruar:
“Në qendër të bisedës sonë me Kongresistin republikan Tim Burchett ishte rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik si një nga prioritetet kryesore për të avancuar marrëdhëniet tona. U dakorduam se investimet dhe krijimi i lidhjeve ekonomike të qëndrueshme janë rruga e duhur përpara, jo vetëm për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, por edhe për të forcuar miqësinë dhe partneritetin afatgjatë midis dy vendeve“, shkroi ajo.