Presidentja Osmani takohet me Sekretarin e Shtetit Blinken

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku vazhdimisht ka realizuar takime mjaftë të rëndësishme. Sot ajo njoftoi se ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Përmes një publikimi në rrjetin social “X”, Osmani tha se e falënderoi Blinken për mbështetjen e palëkundur të Amerikës. “Gjithmonë është…

Lajme

27/09/2024 12:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku vazhdimisht ka realizuar takime mjaftë të rëndësishme.

Sot ajo njoftoi se ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Përmes një publikimi në rrjetin social “X”, Osmani tha se e falënderoi Blinken për mbështetjen e palëkundur të Amerikës.

“Gjithmonë është mirë të takohesh me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen liderëve në Nju Jork nga presidenti Joe Biden, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së”, shkroi e para e vendit./Lajmi.net/