Presidentja Osmani: Prioritet mbetet mbrojtja e secilës pëllëmbë të territorit tonë në bashkëpunim me partnerët

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se prioritet kryesor, më 2025, mbetet mbrojtja e interesave të qytetarëve dhe mbrojtja e secilës pëllëmbë të territorit të Kosovës. Në një intercistë për Klankosova.tv, ajo u shpreh se veç tyre, qëllim primar është promovimi i shtetit në arenën ndërkombëtare. ”Viti 2024 ishte një me sfida por edhe…

Lajme

30/12/2024 16:31

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se prioritet kryesor, më 2025, mbetet mbrojtja e interesave të qytetarëve dhe mbrojtja e secilës pëllëmbë të territorit të Kosovës.

Në një intercistë për Klankosova.tv, ajo u shpreh se veç tyre, qëllim primar është promovimi i shtetit në arenën ndërkombëtare.

”Viti 2024 ishte një me sfida por edhe me suksese për Kosovën. Në njërën anë, ballafaqimi me sfidat e sigurisë, të cilat vijnë nga tendencat destabilizuese të Serbisë, e nga ana tjetër sfidat ekonomike, na dëshmojnë se ka ende mjaft punë për të bërë për të forcuar të gjitha hallkat e shtetit tonë”.

”Por, angazhimi ynë ishte maksimal për të vazhduar forcimin e institucioneve demokratike, mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë”.

”Për mua prioritet mbetet mbrojtja e interesave të qytetarëve tanë, mbrojtja e secilës pëllëmbë të territorit tonë nëpërmjet institucioneve tona të sigurisë në bashkëpunim me partnerët, promovimi i shtetit tonë në arenën ndërkombëtare si dhe adresimi i çështjeve kyçe si sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe barazia”.

”Viti 2025 është një mundësi që të bëhen edhe shumë punë të tjera në dobi të qytetarëve dhe të promovohet potenciali i njerëzve tanë, sidomos i rinisë, e cila mbetet pasuria më e madhe e vendit”.