Presidentja Osmani në Turqi për Forumin Diplomatik të Antalisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjendet sot në Antali të Turqisë, me ftesë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Gjatë forumit Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetëm: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”. Ndërsa ky forum…

Lajme

01/03/2024 09:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjendet sot në Antali të Turqisë, me ftesë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë.

Gjatë forumit Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetëm: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

Ndërsa ky forum pritet të zgjasë nga data 1 deri më 3 mars.

Njoftimi i plotë:

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi, ku do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë.

 Gjatë Forumit, Presidentja Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetëm: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

 Përgjatë punimeve të Forumit, Presidentja Osmani do të takohet edhe me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrës të forumit.

 Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Forumi i sivjetëm do t’i zhvillojë punimet prej 1deri më 3 mars. /Lajmi.net/