Presidentja në Gjermani
Presidentja Jahjaga do të takohet me Presidentin gjerman Joachim Gauck, për të biseduar për agjendën evropiane të Kosovës, zhvillimet aktuale në vend dhe për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore.

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka nisur një vizitë zyrtare në Gjermani, me ftesë të Presidentit të Gjermanisë, Joachim Gauck.
Presidentja Jahjaga do të takohet me Presidentin Gauck, të enjten, për të biseduar për agjendën evropiane të Kosovës, zhvillimet aktuale në vend dhe për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore.
Gjatë qëndrimit në Gjermani, Presidentja Jahjaga do të takojë edhe kryebashkiakun e Berlinit, Frank Hankel, si dhe një grup të përfaqësuesve diplomatikë në Berlin. Ajo do të mbajë edhe një ligjëratë në Institutin gjerman për studime të jashtme DGAP, përpara një audience të diplomatëve dhe njohësve të rrethanave në Evropën Juglindore, thuhet në një komunikatë të Zyrës së Presidentes.
Presidentja Jahjaga do të flasë edhe për përpjekjet institucionale dhe mekanizmat e krijuar në Kosovë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përpara përfaqësuesve të organizatave humanitare në selinë e Human Rights Watch (HRW) në Berlin.