Presidentja Jahjaga shkon në Vatikan, audiencë private me Papë Françeskun

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, do të qëndrojë për vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, për të takuar Papa Françeskun në një audiencë private.

Lajme

20/01/2015 11:40

Përmes profilit të saj në Facebook, presidentja e Republikës, ka bërë të ditur se me Papë Françeskun do të ndajë rrëfimet për traditën e pasur të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Rrugës për në Selinë e Shenjtë në Vatikan për të takuar Papa Françeskun në një audiencë private. Me Shenjtërinë e Tij do të ndaj rrëfimet për traditën e pasur të vendit tonë dhe qytetarëve të saj, rrugën tonë drejt lirisë, sakrificën në bazamentin e shtetit tonë dhe harmoninë mes religjioneve. Jam e nderuar për këtë pritje, e para e një udhëheqësi të Kosovës që nga pavarësia”, ka shkruar presidentja në profilin e saj në Facebook.