Presidentja Jahjaga po “anashkalohet” nga liderët politikë
Analistët vlerësojnë se Presindetja Atifete Jahjaga është duke u anashkaluar nga temat poltike. Shpend Kursani mendon se Presidentja po “anashkalohet” padrejtësisht nga liderët politikë.
Lajme
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjga nuk po përfshihet nëpër bisedimet që lidhen me zgjedhjet. Ajo gjithashtu po anashkalohet në debatet për temat e mëdha.
Shpend Kursani nga KIPRED, thotë se Presidentja po “nënçmohet” nga liderët e partive politike, për faktin e mënyrës se si u zgjodh ajo në krye të shtetit.
“Presidentja padrejtësisht po nënçmohet nga këta liderë të partive politike, nënçmohet në aspektin e saj, dihet se legjitimiteti i saj është i vogël dhe ajo krejtësisht varet bga liderët e partive politike. Prandaj, ajo veç ka rënë pre e procesit se si është zgjedhur”, tha Kursani për Kosova Sot.
Edhe Driton Selmanaj KDI, ka vërejtur se Presidentja po anashkalohet. Ai përmend rastin e zgjedhjeve lokale, kur Kryeministri Thaçi deklaroi i pari datën e zgjedhjeve lokale, që normalisht është e drejtë kushtetuese e Presidentes.
“Mendoj që po anashkalohet presidentja në disa raste, sidomos rasti kur u kuptua për datën për zgjedhjet lokale, u kuptua nga Kryeministri Thaçi dhe Dacic, kjo të jep për të kuptuar se Presidenca më tepër është në cilësinë e monitoruesit të procesit se sa në kryerjen e mandatit të vetë kushtetues dhe në përfshirjen në proces”, tha Selamanaj për Kosova Sot.