Presidentja Jahjaga mirëpritet nga presidenti Obama dhe Zonja e Parë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e cila organizohet për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Lajme

26/09/2014 10:00

Presidenca ka njoftuar se takimi është organizuar të enjten në mbrëmje, sipas kohës lokale në New York, ndërsa pritja në këtë mbrëmje, ashtu sipas traditës, i është bërë nga presidenti Barack Obama, dhe gruan e tij, Michelle Obama.

Presidentja Jahjaga gjatë qëndrimit të saj në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar takime të shumta me homologë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme, duke shfaqur të arriturat e Kosovës dhe kërkuar mbështetje të vendeve përkatëse, si dhe njohje të Republikës së Kosovës nga disa vende që ende nuk e kanë marrë këtë vendim.

Ndërkohë, sot, sipas burimeve të lajmi.net, presidentja Atifete Jahjaga do të takohet me ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit, për Europë e Azi, ambasadoren Victoria Nuland, me të cilën, përveç tjerash, do të diskutojë edhe për tejkalimin e ngërçit politik, të krijuar pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.