Presidentja Jahjaga kujton Holokaustin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka kujtuar Ditën ndërkombëtare te përkujtimit të Holokaustit dhe 70 vjetorin e çlirimit të kampit më të madh të koncentrimit në Auschwitz.

Lajme

27/01/2015 10:31

Presidentja Jahjaga ka vendosur një kurorë lulesh pranë monumentit kushtuar hebrenjve të Kosovës që u zhdukën në kampet e nazistëve me lutje dhe shpresë që njerëzimi kurrë më të mos përjetojë një tragjedi të tillë.

“Si popull që përjetoi vuajtje të ngjashme dhe që po përballet me plagët e hapura të luftës së fundit, sot përkulem për të nderuar kujtimin e të gjithë atyre që u privuan nga e drejta për të jetuar”, shkruan presidentja e Kosovës në profilin e saj në Facebook.