Presidentja ia mbylli rrugën krizës
Naim Rashiti, analist i Grupit të Ballkanit për Politika, vlerëson se presidentja Jahjaga, ja ka mbyllur rrugën krizës, me dërgimin e pyetjeve Gjykatës Kushtetuese, për procedurat rreth formimit të qeverisë.
Lajme
Ai në një intervistë për REL, ka thënë se situata është e fragmentuar dhe me tensione, në mungesë të komunikimit mes partive politike. Por megjithatë, beson që do të vijë momenti shpejt kur partitë politike do të ulen dhe do t\’i përafrojnë qëndrimet rreth procedurave kushtetuese për konstituimin e parlamentit dhe formimin e qeverisë.
Ndërsa, duke folur rreth asaj nëse presidentja bëri mirë, që kërkoi sqarim nga Gjykata Kushtetuse rreth procedurave të formimit të qeverisë, Rashiti, thotë se presidentja me këtë veprim ia mbylli rrugën kësaj krize.
“Duket që presidentja përmes pyetjeve të saj, po e formëson procedurën për formimin e qeverisë. Deri në dhënien e mendimit, opinionit të Gjykatës Kushtetuese nuk dimë cila është rruga e cila zgjedh, megjithatë kam frikë nëse ky hap është bërë herët”.