Presidenti Trump i bën thirrje firmës Boeing to riparojë avionin 737 MAX – Lajmi.net
Presidenti Trump i bën thirrje firmës Boeing to riparojë avionin 737 MAX
Autori: Lajmi.net BotaLajme 19:28, 15 April 2019
Presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje të hënën kompanisë Boeing që të riparojë avionin 737 MAX dhe t’i ndryshojë atij emrin, pas dy aksidenteve fatale të këtij avioni.

Thirrja e presidentit vjen ndërkohë që rregullatorët e aviacionit në mbarë botën vazhdojnë të punojnë me kompaninë Boeing për një rishikim të sistemeve të këtij avioni, më i shituri i kompanisë, por që aktualisht është i pezulluar.

Në një postim sot herët në mëngjes në rrjetin social Twitter, presidenti amerikan, i cili dikur ka patur në pronësi kompaninë “Trump Shuttle”, shkruante se nëse do t’i përkiste firmës Boeing, ai do të zgjidhte problemet e avionit Boeing 737 MAX, do t’i shtonte disa cilësi të tjera të mira dhe do t’i vinte një emër të ri.

Pezullimi i avionit kërcënon sezonin e udhëtimeve verore në Shtetet e Bashkuara, sepse disa kompani ajrore nuk do t’i përdorin avionët 737 deri në muajin gusht.

Presidenti Trump i bëri komentet ndërkohë që kompania Boeing përpiqet të rikthejë besimin tek avioni i saj më i shitur, burimi kryesor i fitimeve të firmës.

Kompania Boeing me qendër në Çikago ka marrë rreth 5 mijë porosi, që mbulojnë rreth shtatë vjet prodhimi të firmës.

Shefi Ekzekutiv Dennis Muilenburg ka kërkuar falje në emër të tij dhe të kompanisë për jetët e humbura në dy aksidentet e fundit dhe ka premtuar se do të zgjidhë problemet në sistemet elektronike të avionit./VoA

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO