Presidenti Thaçi takon ish-refugjatët kosovarë në Halifax, krenar me integrimin e tyre në Kanada

Presidenti Thaçi, gjatë qëndrimit në bazën ushtarake në Halifax ku në vitin 1999 ishin pritur mijëra refugjatë nga Kosova, ka takuar Admiralin Dusty Miller që ishte në krye të bazës në vitin 1999 si dhe Zeqirja Rexhepin e Bedrije Rexhepin, që kishin arritur si refugjatë në maj të vitit 1999.