Presidenti Thaçi nuk merr pjesë në intervistim nga ana e komisionit, kërkon ta bëjë me 26 prill

Hashim Thaçi, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për dëbimin e shtetasve turq.

Lajme

23/04/2019 13:24

Presidenti Hashim Thaçi, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për dëbimin e shtetasve turq.

Ai ka kërkuar që intervistimi i tij të bëhet me 26 prill, raporton lajmi.net.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, në mbledhjen e sotme kishte ftuar për intervistim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për rastin e dëbimit të shtetasve turq. /Lajmi.net/