Presidenti Thaçi: Ky është veç fillimi për sukseset e mëdha të Kosovës

0:52 | 8 Gusht 2016

Presidenti Hashim Thaçi ndihej tepër i emocionuar derisa Majlinda Kelmendi po rrugëtonte sigurt drejt medaljes së artë në Lojërat Olimpike.

Para fillimit të sfidës së tretë të Majlindës, ku e priste japonezja Nakamura, presidenti Thaçi deklaroi se shpreson që heroina e Kosovës të fitojë medaljen e artë, dhe ky sukses do të ishte madhështorë

“Tepër emocionuese, shpresojë se do ta fitojë të artën, do të jetë madhështore”, deklaroi Thaçi për RTK.

“Pjesëmarrja është historike për Kosovën, por tash edhe fitoret e Majlindës janë sukses tjetër, në ceremoninë e hapjes pamë se Kosova ishte e barabartë me gjitha shtetet e botës, ky është veç fillimi për sukseset e mëdha të Kosovës”, ka deklaruar presidenti Thaçi./Lajmi.net/