Presidenti Thaçi: Kosova nuk do ta harrojë kurrë ndihmën e Sllovenisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur homologun e tij slloven Borut Pahor.

Lajme

12/02/2018 16:17

Thaçi ka thënë se Kosova është mirënjohëse ndaj Sllovenisë, për shkak të njohjes dhe ndihëm që e ka dhënë për ndërtimin e Republikës së Kosovës.

Thaçi ka ftuar edhe homologut e shteteve fqinje që ta vizitojnë Kosovën, duke shtuar se Kosova është vend me një klimë të mirë për investime të huaja.

“Kosova nuk do ta harrojë kurrë njohjen që ia keni bërë, keni ndihmuar Kosovën shumë. Unë jam mirënjohës se kjo vizitë po ndodhë momentin më të përshtatshëm për Kosovën dhe rajonin. Raportet tona janë të shkëlqyera dhe nuk kemi ndonjë çështje të hapur. Shfrytëzojë rastin t’i ftojë edhe tjerët të vijnë, sepse Kosova është një vend me klimë të mirë për investimet. Kemi rastin e fundit, investimin në energji, që do të jenë të rëndësishme”, ka thënë i pari i shtetit të Kosovës.

Sipas presidentit Thaçi, synimi i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe NATO dhe normalizimi i marrdhënieve me Serbinë.

“Kosova është njohur nga 105 shtete dhe synimi i jonë është që të jemi sa më shpejt në NATO dhe BE. Raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi janë të shkëlqyera dhe po punojmë edhe me Serbinë që të kemi normalizim të marrëdhënieve. Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë aktive në luftën kundër terrorizimit. Kosova do t’i kryejë shpejt edhe obligimet ndaj demarkacionit shpresojë se do të ndodhë shpejt kjo. Mbështetja e Sllovenisë ndaj Kosovës është jetike”, ka thënë Thaçi./Lajmi.net/