Presidenti Thaçi ia dorëzon flamurin Tahirit, shpreson në medalje nga Lojërat Olimpike

Ai ka thënë se ky është një sukses jashtëzakonisht i madh për Kosovën, pasi qe kjo pjesëmarrje po vjen në 10 vjetorin e pavarësisë.

Sport

05/02/2018 10:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia ka dorëzuar flamurin e Republikës, përfaqësuesit të vetëm të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë Jugore, Albin Tahiri.

Ai ka thënë se ky është një sukses jashtëzakonisht i madh për Kosovën, pasi qe kjo pjesëmarrje po vjen në 10 vjetorin e pavarësisë.

Ai duke i uruar suksese skitarit Albin Tahiri, tha se shpreson që të kthehet me medalje.