Presidenti Thaçi i ndan çmimin “Mjeshtër i Merituar” koreografit Fehmi Shaqiri

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot i ka ndarë çmimin “Mjeshtër i Merituar” koreografit të njohur Fehmi Shaqiri.

Lajme

12/12/2019 14:53

Presidenti Thaçi ka thënë se Fehmi Shaqiri i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare, transmeton lajmi.net.

“Me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, sot e dekorova Fehmi Shaqirin, i cili me dekada të tëra ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.

Ai i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare.

Familja Shaqiri në vazhdimësi ishte e angazhuar për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar”, ka shkruar presidenti Thaçi. /Lajmi.net/