Presidenti Thaçi arrin në Pyeongchang, në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore /FOTO

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, ka arritur në Pyeongchang të Koresë së Jugut, aty ku po bëhet hapja e Lojërave Olimpike Dimërore.

Lajme

09/02/2018 12:38

Me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, presidenti Thaçi po merr pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Dimërore.

Gjatë pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, presidenti Thaçi do të vizitojë fshatin olimpik, ku është i vendosur ekipi olimpik i Kosovës, duke i dhënë mbështetje skitarit Albin Tahirit, i cili përfaqëson shtetin tonë në këtë olimpiadë.

Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në këtë olimpiadë.

Në Lojërat Olimpike në Pyeongchang të Koresë së Jugut janë duke marrë pjesë mbi 20 burrështetas, si dhe shumë liderë dhe përfaqësues shtetërorë nga mbarë bota./Lajmi.net/

pjong1 pjong2