Presidenti slloven: Angazhohem që të tejkalohen problemet që janë në rrugë të Kosovës deri tek pranimi ndërkombëtarë

Presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor është deklaruar pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Lajme

29/11/2021 11:29

Pahor tha se duhet përkujtuar deklaratën përfundimtare të mbledhjes në BRDO-s, ku duhet përkujtuar BE-në që të bëjë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe se duhet në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë të bëhet një hap më tej në lidhje me personat zhdukur.

“Sllovenia është mbështetëse edhe më tutje dhe përndryshe Sllovenia e mbështet perspektivën euroatlantike të Kosovës, Sllovenia e ka pranuar Kosovën me Kosovën ka marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe politike.E kuptojmë se duhet të futen në Bashkimin Evropian vetëm atëherë pasi që disa shtete të BE-së nuk e kanë pranuar Kosovën do të doja të theksoja bisedën time me Kryetaren që potencon pranimin e sa mëparshëm të Kosovës nga këto shtete, të angazhohem në një besim tek ta dhe të tejkalojmë problemet që janë në rrugë deri te pranimi ndërkombëtarë”, tha Pahor,shkruan lajmi.net.

Poashtu ai tha se kjo nuk është kjo rrugë e lehtë, por se Sllovenia e mbështet Kosovën dhe dialogun.

“Dialogu nuk është i thjeshtë duhet të zgjidhen çështje shumë komplekse dhe besoj se Kryetarja mund të arrihet deri në fund nëse ka vullnet politik.Pas bisedës që pata me Vuçiq nuk mund të them bindjen se në Beograd thonë se kanë bindje se Prishtina nuk është për dialog dhe ekziston mendimi tjetër këtu se Beogradi s’ka vullnet politik. Nga përvoja ime pa pasur dëshirë të ndikojë, propozoj të kalohen këto mosmarrëveshje dhe të vazhdohet me dialog”, shtoi ai.

Pahor tha se mendon që hap i mirë i përparimit në raportet në mes dy vendeve dhe përparimit në kyçjen e mbështetjeve të Ballkanit Perëndimor në BE është implementimi i sa më parshëm të të gjitha marrëveshjeve.

“Kjo më duket se do të ndikonte dukshëm në besimin e të gjithë shteteve në rajon”./Lajmi.net/