Presidenti serb i thotë Mogherinit: Shqipëria e Madhe po krijohet para syve tanë

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka shprehur sërish frikën nga e ashtuquajtura “Shqipëria e Madhe”.

Lajme

27/03/2015 23:39

Gjatë një takimi me Shefen e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini, ai deklaroi se një realitet i tillë është i papranueshëm për Serbinë.

“Shqipëria e Madhe po krijohet para syve tanë. Përfaqësuesit shqiptarë erdhën në Serbi dhe na provokuan pa pasoja. Imagjinoni se çfarë mund të kishte ndodhur nëse Serbia do të krijonte institucione të ngjashme me Republikën Serbe? Përpjekja për të krijuar Shqipërinë e Madhe është e papranueshme”, ka thënë Nikoliq, duke aluduar në mbledhjen fundit të përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë.