Presidenti Nishani uron pa mustaqe

Edhe këtë prag fundviti nuk mungoi mesazhi i urimit nga kreu i shtetit, Bujar Nishani. Por për herë të parë nga sa na ishte mësuar syri të shihnim imazhin e Presidentit, ai shfaqet ndryshe, pa mustaqe.

Lajme

31/12/2014 17:57

Pamja e re e presidentit Bujar Nishani mund të jetë një mesazh për një ndryshim edhe të qëndrimeve të tij gjatë vitit të ardhshëm, shkruan Shekulli online.

Në urimin e tij është përmendur edhe cilido që është mik në tokën shqiptare, por edhe gjithë trupa diplomatike. “Paçi gjithnjë dashuri dhe harmoni. Është ky urimi im në këtë vigjilje”, thuhet pos tjerash në mesazhin e Nishanit.