Presidenti Nishani këndon labçe: Unë jam Ismail Qemali, mbrapa më vjen historia (Video)

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani përmes një ceremonie të veçantë ka dekoruar sot ansamblin Folklorik ‘Cipini’ nga Vlora, me titullin ‘Mjeshtër i Madh’, për vlerat e veçanta të këngës popullore shqiptare të krahinës së Labërisë. ‘Zëri mos ju lëntë kurrë, shpirti ju këndoftë gjithmonë,” ishte ky urimi i Presidentit, për këngëtarët.

Lajme

02/05/2015 16:58

Për nder të presidentit Nishani, grupi i këngëtarëve të Ansamblit i ka dedikuar një këngë Nishanit, dhe pikërisht këngën me titull: ‘Unë jam Ismail Qemali mbrapa me vjen historia’.

I rrethuar nga gjithë kjo atmosferë e këndshme që të fal muzika popullore shqiptare (polifonia labe), duket se as vetë Presidenti nuk ka mundur t’u rezistonte vargjeve të këngës, ndaj dhe ka nisur të këndojë bashkë me këngëtarët.

Kamera e KosovaPress ka fokusuar këtë moment, të veçantë të Presidentit Bujar Nishani….

Grupi i këngëtarëve dhe valltarëve të Ansamblit Folklorik Cipini që konsiderohen si bilbilat e këngës shqipe, janë vlerësuar me dhjetëra çmime brenda dhe jashtë vendit, në festivale të ndryshme ku ata kanë marrë pjesë.

Polifonia shqiptare, si një vlerë e pamohueshme e folklorit shqiptar e krijuar prej brezash nga populli ynë, ndahet në dy zona kryesore ku ajo interpretohet në polifoninë toske dhe polifoninë labe, të cilat kanë karakteristikat e tyre të veçanta në mënyrën se si interpretohen.

Nisur nga këto vlera të pamohueshme të polifonisë shqiptare në trashëgiminë tonë shpirtërore, por dhe në atë botërore, më 25 nëntor 2005, ajo u shpall “Kryevepër e trashëgimisë gojore e njerëzimit”, e mbrojtur nga UNESCO.

YouTube player