Presidenti Meta bën homazhe në Prekaz

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka vazhduar vizitën në Kosovë, duke bërë homazhe në para heronjve e të rënëve të familjes Jashari në Kompleksin Memorial "Adem Jashari", në Prekaz.

Lajme

25/11/2021 23:09

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka shkruar në Facebook se në vigjilje të shënimit të festave të 28 Nëntorit, bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë pritur në Prekaz, presidentin Meta, të cilin e kanë shoqëruar gjatë homazheve.

“Me këtë rast falënderova Presidentin Meta për vizitën dhe nderimin bërë historisë sonë të përbashkët. Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë. Bashkë për historinë tonë të lavdishme”, ka shkruar ai.