Presidenti i UEFA-s flet pas shtyrjes së Kampionatit Evropian

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin, ka folur për herë të parë pas vendimit për të shtyrë Kampionatin Evropian për vitin 2021.

Sport

17/03/2020 17:11

UEFA vendosi që Kampionati Evropian të shtyhet për një vit, pas përhapjes së koronavirusit në Evropë.

“Ne jemi në krye të një sporti që një numër i madh njerëzish jetojnë dhe marrin frymë, dhe që është hedhur poshtë nga një kundërshtar i padukshëm dhe me lëvizje të shpejtë. Ndonjëherë në këto raste, komuniteti i futbollit duhet të tregojë përgjegjësi, unitet, solidaritet dhe altruizëm”, ka deklaruar Ceferin, përcjell lajmi.net.

“Shëndeti i tifozëve, stafit dhe lojtarëve duhet të jetë prioriteti jonë numër një, dhe në këtë frymë, UEFA hapi një varg opsionesh në mënyrë që garat të mund të përfundojnë këtë sezon të sigurt dhe jam krenar për përgjigjen e kolegëve të mi në të gjithë futbollin”.

“Kishte një frymë të vërtetë bashkëpunimi, me të gjithë që pranonin që duhej të sakrifikonin diçka për të arritur rezultatin më të mirë”./Lajmi.net/