Presidenti i Sociedad tregon detajet e fundit për të ardhmen e Odegaard

Presidenti i Real Sociedadit, Jokin Aperribay, beson se Martin Odegaard do të qëndrojë në Sociedad dhe nuk do të kthehet në Real Madrid për sezonin e ardhshëm.

Sport

08/07/2020 10:31

21-vjeçari Martin Odegaard iu bashkua Real Sociedadit në formë huazimi për këtë sezon, por raportohet se klubi aktual i tij e ka opsionin për t’ia zgjatur këtë huazim edhe për një sezon tjetër.

Norvegjezi është përfolur për një kthim të mundshëm në Real Madrid, mirëpo Aperribay beson se Odegaardi do të qëndrojë në Real Sociedad.

“Mendoj se Odegaard do të qëndrojë këtu. Kjo është ajo në të cilën besoj dhe për të cilën shpresoj”, ka thënë Aperribay, në një intervistë të dhënë për Radio Euskadi të martën.

“Kur ai të qëndrojë në Real Sociedad, nëse qëndron, ai duhet ta bëjë këtë sepse është i bindur, ashtu siç ishte kur erdhi vitin e kaluar. Jam i bindur se ky është opsioni më i mirë për të për sezonin e ardhshëm”.

“Gjithçka varet nga ai dhe unë mendoj se ai do të qëndrojë”.

Odegaard i ndihmoi Sociedadit ta arrijë finalen e Kupës së Mbretit, ku do të përballen me rivalin bask, Athletic Bilbaon. /Lajmi.net/