Presidenti i skuadrës nga Serie A: E dua transferimin e Ibrahimovic

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se do të ishte i interesuar të nënshkruante me Zlatan Ibrahimovic, por sipas tij vendimi përfundimtar i takon vetë futbollistit.

Sport

23/10/2019 17:01

Ibrahimovic do të jetë lojtar i lirë nga janari, pasi përfundon kontratën me skuadrën amerikane LA Galaxy.

Ditëve të fundit ka pasur shumë raportime se lojtari mund të rikthehet në Serie A, duke u lidhur me Napolin.

“Dëshira ime do të ishte ta shohim atë në fanellën tonë”, ka deklaruar De Laurentiis, përcjell lajmi.net.

“Është më shumë se sugjerim, por varet nga ai”.

“Është folur që disa muaj për këtë çështje”./Lajmi.net/