Presidenti i Portos tregon se a do të pensionohet Casillas

Fundi i karrierës për Iker Casillas ka ardhur.

Sport

15/05/2019 22:17

Portieri spanjoll do të detyrohet të largohet nga futbolli, pas sulmit në zemër që ka pësuar.

Pak ditë më parë, legjenda spanjolle shokoi të gjithë me sulmin në zemër të pësuar në stërvitje te Porto, por për fatin e mirë të tij, e kaloi më së miri.

Megjithatë, ky sulm do të detyrojë Casillasin që të largohet nga futbolli.

Kështu ka lënë të kuptohet presidenti i Portos, Jorge Nuno Pinto da Costa, që ka nisur ofensivën për të gjetur një portier të ri.

“Ne kemi një problem shtesë me Casillas, i cili kishte rinovuar dhe tashmë nuk do mundet të luajë . Tani ne mendojmë për portierin e ri,” ka thënë Da Costa për revistën portugeze “O Jogo”./Lajmi.net/