Presidenti i Pavarësisë: 17 Shkurti shënon ditën e re të ecjes dhe zhvillimit të saj

Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka uruar Kosovën në 12 vjetorin e pavarësisë.

Lajme

17/02/2020 08:42

Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, që është detyrë e kishte mbajtur në kohën e shpalljes së Pavarësisë ka uruar sot 12 Shkurtin.

“Sot u mbushën dymbëdhjetë vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Kosovës. Ishte dhe mbeti kjo ditë e gëzimit për gjithë njerëzit që e dashtën dhe punuan për Lirinë e Kosovës dhe Pavarësinë e saj”, ka shkruar ai në Facebook.

“Kjo ditë shënon epokën e re të ecjes dhe zhvillimit të saj, por edhe sfidave të shumta dhe jo të lehta. Paralelisht është obligim i gjithë neve të të gjallëve të mos harrojmë asnjëherë të gjithë ata që u shkrinë dhe sakrifikuan për të”. /Lajmi.net/