Presidenti i Napolit ‘thumbon’ Ronaldon për dështimin e Juventus, kërkon edhe ndryshime nga UEFA

Aurelio De Lautentiis, presidenti i Napolit, ka dhënë disa kritika për yllin e Juventus, Cristiano Ronaldo, por edhe për sistemin e UEFA.

Sport

18/04/2019 21:30

‘Zonja e vjetër’ dështoi të kualifikohej në fazën gjysmëfinale, duke u eliminuar nga skuadra e Ajax Amsterdam.

Ronaldo realizoi gol për skuadrën e tij në të dy takimet e zhvilluara, por nuk ishte mjaftueshëm për të quar tutje ‘Biankonerët’.

Kështu, me eliminimin e Juves nga garat evropiane,  Napoli mbetet skuadra e vetme që përfaqëson Italinë në Evropë.

Pas këtyre ndodhive, presidenti De Laurentiis ka dhënë komente për CR7, por ka kërkuar edhe ndryshime nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA.

“Cristiano Ronaldo nuk e ndihmoi Juventusin ta fitonte Ligën e Kampionëve. Është skuadra ajo që sjell fitoret” ka thënë Laurentiis, transmeton ‘lajmi.net’.

“Shpresoj se në sezonin e ardhshëm rregulli për golin mysafir të vlefshëm dyfish, të ndryshojë” ka thënë tutje presidenti i Napolit.

Napoli është me një këmbë jashtë garave të Ligës së Evropës, pasi ka pësuar humbje 2:0 në ndeshjen e parë kundër Arsenal. /Lajmi.net/