Presidenti i Napolit mbështet Guardiolan: UEFA dhe FIFA po i ‘vrasin’ lojtarët

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka mbështetur trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Sport

06/04/2021 15:19

Tekniku spanjoll tha se UEFA dhe FIFA janë duke i ‘vrarë’ lojtarët me ndeshje të shumta, transmeton lajmi.net.

Kështu mendon edhe Laurentiis, i cili përmes një postimi në ‘Twitter’ konfirmoi se është i të njëjtit opinion dhe i hapur për ndryshime.

“Plotësisht mbështet çfarë ka thënë Pep Guardiola. Kombëtaret dhe tifozët nuk duhet të injorohen”.

“Në Fakt, Pep Guardiola thotë: ‘Shumë ndeshje, UEFA dhe FIFA janë duke i vrarë lojtarët”.

“Kështu jam duke thënë që kur ja nisa të kem interes nga futbolli. Me në fund një person inteligjent dhe përgjegjës. Faleminderit Guardiola”, shkroi ai./Lajmi.net/