Presidenti i Mozambikut: Numri i të vdekurve nga cikloni mund të shkojë në 1 mijë

Një ciklon i fuqishëm ka goditur shtetet e Afrikës Jugore duke lënë të vdekur me qindra njerëz.

Bota

18/03/2019 17:40

Presidenti i Mozambik, Filipe Nyusi, ka thënë se numri i të vdekurve mund të shkojë në 1000, njofton Klan Kosova.

Deri më tani zyrtarisht dihet se kanë vdekur 84 vetë pas përmbytjeve dhe erërave të forta, të cilat kanë shkatërruar shtëpitë dhe ndërtesat.

Cikloni ka lënë të vdekur të paktën 160 njerëz në Afrikën Jugore, shkruan BBC.

Në një vizitë në Beira, Nyusi ka thënë se ndikimi i tij ishte shkatërrues, duke shtuar se ka parë trupa njerëzish që lundronin në ujëra.

Më parë, Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe e kanë përshkruar cikonin si masiv dhe të tmerrshëm.

Sipas Reuters, në Zimbabve, më shumë se 80 vetë kanë vdekur në lindje dhe jug.

Malavia, po ashtu është goditur rëndë. Përmbytjet atje kanë marrë jetën e 122 personave.