Presidenti i La Liga-së: Messi është lojtari më i mirë në histori të kampionatit spanjoll

LaLiga festoi 90 vjetorin e themelimit të saj në stadiumin e Espanyol në një ngjarje që u ndan shumë shpërblime për njerëzit që kanë ndikuar në rritjet e futbollit spanjoll.

Sport

15/05/2019 14:23

Lionel Messi ishte një nga fituesit e çmimit, por ai nuk mori pjesë në gala, megjithëse Javier Tebas nuk mban aspak inat.

‘’Ai ka qenë pak i prekur nga ato çfarë kanë ndodhur ditëve të fundit, prandaj nuk qe i pranishëm’’, tha fillimisht presidenti i La Liga-së, përcjell lajmi.net.

‘’Ai është lojtari më i mirë në historinë e LaLiga [Santander] dhe meriton një homazh të përjetshëm’’.

‘’Kurrë nuk do të ketë më një lojtar si ai’’, përfundoi Tebas.

Kujtojmë se ky i fundit që nga largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid, vazhdimisht e ka theksuar se argjentinasi është lojtari më i mirë në historinë e kampionatit spanjoll. /Lajmi.net/