Presidenti i ish skuadrës së Lautaro: Marrëveshja me Barcelonën është e mbyllur edhe praktikisht

Lautaro Martinez është lojtar i Barcelonës, sipas presidentit të ish skuadrës së lojtarit.

Sport

25/05/2020 11:45

Carlos Pablo, presidenti i Liniers de Bahia Blanca, beson se marrëveshja për transferimin e Lautaro te Barcelona është punë e kryer.

Janë të shumta raportimet që lidhin argjentinasin me kalimin në ‘Camp Nou’, por ka edhe zëra që thonë se çmimi i lartë do të bllokojë kalimin.

Por, Pablo beson se marrëveshja është edhe praktikisht e mbyllur, por gjithçka do të zbulohet më vonë gjatë kësaj vere.

“Mund të jetë e çmendur, por parat që do të marrim nga shitja e Lautaro na gëzojnë. Ne do të mund të bëjmë shumë gjëra me ato para, por nuk është diçka për të cilën diskutojmë”, ka thënë Pablo, transmeton lajmi.net.

“Ndjenja ime është se marrëveshja me Barcelonën është praktikisht e mbyllur, por unë nuk mendoj se ata do të na tregojnë diçka akoma. Ndoshta ata po presin të rifillojë sezoni”, ka shtuar presidenti i ish skuadrës së Lautaro.

Skuadra e Liniers de Bahia Blanca do të fitojë 20 për qind të shumës që Racing fiton nga shitja e kartonit të Lautaro. /Lajmi.net/