Presidenti i Inter dhuron 100 mijë euro për të ndihmuar shërimin e të prekurve nga Coronavirusi
Presidenti i skuadrës së Inter ka bërë një gjest të madh.
Sport
Steven Zhang, njeriu në krye të skuadrës së Inter, ka dhuruar 100 mijë euro donacion, përcjell lajmi.net.
Zhang ka dhënë donacionin e tij për spitalin ‘L. Sacco’.
Të hollat e dhuruara nga presidenti i Inter do të përdoren për të luftuar Coronavirusin.
Në Itali, deri më tani numri i viktimave nga Coronavirusi shënon 148. Por, të prekur nga ky virus janë me mijëra qytetarë të Italisë. /Lajmi.net/