Presidenti i Filipineve thotë se ka vrarë dikë si adoleshent

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se ka therr një person për vdekje kur ishte adoleshent.“Në moshën 16 vjeçare kam vrarë dike”, ka thënë ai derisa po merrte pjesë në një samit rajonal në Da Nang të Vietnamit. Ai tha poashtu ka deklaruar se e kishte therur personin “për vetëm një vështrim”.

Bota

10/11/2017 17:42

Zëdhënësi i tij më vonë tha se komentet e tij ishin “shaka”.

Duterte ka thënë më parë se ka vrarë të dyshuar për krime si kryebashkiak i qytetit të Davao. Presidenti i Filipineve ka ndërmarrë masa të ashpra kundër krimit në Filipine, për të cilat kritikët pretendojnë se shkel të drejtat themelore të njeriut.

Duterte ka inkurajuar vrasjet jashtëgjyqësore të atyre që përfshihen në tregtinë e drogës dhe tha se ai do të ishte “i lumtur të therë” tre milionë të varur nga droga në vend.Udhëheqësi filipinas po merr pjesë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (Apec), së bashku me udhëheqësit rajonalë dhe presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.