Presidenti i del në mbrojtje Hotit: Sulmi është i papranueshëm për demokracinë që kemi ndërtuar
Për sulmin ndaj zëvendëskryeministrit Hoti ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Lajme
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky sulm është i papranueshëm dhe i dënueshëm për demokracinë e Kosovës.
Për presidentin, e papranueshme është edhe tendenca për arsyetimin e dhunës si mjet për arritjen e qëllimeve politike.
Postimi i Thaçit në Facebook:
Sulmi me vezë ndaj Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin që kemi ndërtuar. Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme. /Lajmi.net/