Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Presidenti i CONI, Malago: Po flasim për rifillimin e stërvitjeve, por kompeticionet janë diçka tjetër

9:15 | 22 Maj 2020

Presidenti i CONI (Komiteti Olimpik Italian), Giovanni Malago, ka dhënë disa komente lidhur me rifillimin e sezonit.

Malago ka thënë se po bëjnë të pamundurën për rifillimin e sezoneve, por gjithashtu po presin për sinjalin e emergjencave.

Sipas presidentit të CONI, planet për stërvitjet janë bërë, por kompeticionet janë një nivel tjetër, dhe duhen përgatitje shtesë.

“Si të gjithë tifozët, unë pres për futbollin. Të dy nivelet, edhe amatorë, pres t’i shoh nga divani ose stadiumet”, ka thënë Giovanni Malago, transmeton lajmi.net.

“Ne po presim me emergjenca dhe në të njëjtën kohë kemi durim. Shpresojmë të kthehemi sa më parë dhe të shohim ndonjë ndeshje futbolli, ose edhe të luajmë me shokët”, ishin fjalët e presidentit të CONI.

“Ne të gjithë duhej të adaptoheshim në këtë realitet dhe e kemi bërë mirë. Tani po flasim për rifillimin e stërvitjeve, por kompeticionet janë tjetër gjë. Duhet të keni kujdes në bërjen e dallimeve”, tha mes tjerash Malago.

Serie A planifikon të rifillojë mes 12-20 qershorit. Data akoma nuk është zyrtarizuar. /Lajmi.net/