Presidenti i Bjellorusisë e “han” talljen e një gazetari rus

Një gazetar rus, i cili dyshohet se është personi që është tallur me presidentin bjellorus, Aleksander Llukashenko, ka thënë se biseda telefonike më kreun e Bjellorusisë nuk është publikuar në internet nga ana e tij.

Bota

17/06/2014 18:11

Tallësi, Vovan222, gjatë një bisede telefonike me Llukashenkon, e kishte bindur atë se po flet me djalin e ish presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç.

Vovan222 ka hedhur dyshime se është dikush nga stafi i sigurimit të presidentit bjellorus ai i cili ka mundësi ta ketë hedhur në internet bisedën telefonike, raporoton REL.

Në audio-regjistrimin e publikuar në internet, më 16 qershor, Llukashenko i premtonte personit i cili e aktronte djalin e presidentit të larguar nga pushteti në Kiev, Janukoviç, se mund të kërkojë azil në Bjellorusi, nëse e njofton Minskun 24 orë më herët. 

Zyrtarët bjellorusë nuk e kanë komentuar këtë shaka të Vovan222.

Vovan222, i cili nuk preferon të tregojë identitetin e tij, është një avokat dhe gazetar 27 vjeçar rus.

Talljet e tij të mëparshme me persona të famshëm rus dhe ukrainas bëhen rregullisht hite shumë të pëlqyera në internet.