Presidenti i Bayern: Lewandowski do ta përmbushë kontratën e tij

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer ka komentuar në lidhje me të ardhmen e Robert Lewandowskit.

Sport

13/05/2022 18:10

E ardhmja e sulmuesit polak është temë diskutim së fundmi në futboll.

Lewandowski ka kontratë me Bayern Munich deri në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa rinovimi nuk po arrihet.

Kjo për shkak të interesimit të Barcelonës për sulmuesin.

Por në lidhje me të ardhmen e lojtarit ka folur presidenti i ekipit.

Robert Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në qershor 2023 dhe ai do ta përmbushë atë”, tha Hainer për gazetarin Kessler Philipp, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet në fund të këtij sezoni se cili do të jetë vendimi i Robert Lewandowskit për të ardhmen e tij./Lajmi.net/