Presidenti i Barcelonës sqaron situatën e Neymar, ja cili është vendimi i klubit

Presidenti i klubit të Barcelonës, Josep Bartomeu u ka premtuar fansave se Neymar nuk do të transferohet te PSG.

Sport

22/07/2017 20:10

Ai ka insistuar se klubi në asnjë rrethanë nuk do ta lejojë largimin e yllit brazilian, transmeton lajmi.net

“Po, këtë e kemi thënë gjithmonë. Neymar është i yni dhe absolutisht se ne duam që të qëndrojë këtu, të tjerat janë spekulime”, ka thënë presidenti i klubit.

Gjatë ditëve të fundit, ka pasur raporte të ndryshme që thonin se skuadra e PSG është e gatshme të ofrojë deri në 200 milionë euro për Neymarin.

Sheikët gjithashtu janë të interesuar edhe për Alexis Sanchez. /Lajmi.net/