Presidenti Hashim Thaçi nuk mungon në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’

Feronikeli dhe Prishtina do ta luajnë ndeshjen e fundit, e cila e vendosë edhe fatin e titullit në Superligën e Kosovës.

Lajme

19/05/2019 16:13

Duke parë rëndësinë e ndeshjes dhe interesimin e jashtëzakonshëm, në shkallët e stadiumit nuk po mungon as Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi.

Thaqi nuk ka rrallëherë ka përcjellur ndeshjen vendore, megjithatë në Drenas assesi nuk mund të mungonte, përcjell lajmi.net.

Në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, ai u prit nga i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari i Feronikelit, Naser Ramaj.

Ndryshe, ndeshja fillon në orën 16:15. /Lajmi.net/