Presidenti ceremonial çek gëzon Serbinë: Do nisi iniciativën për çnjohjen e Kosovën

14:48 | 11 Shtator 2019

Presidenti i Republikës së Çekisë, Millosh Zeman, është duke zhvilluar vizitë zyrtare në Serbi.

Ai atje është pritur nga homologu i serb, Aleksander Vuçiq.

Në takim nuk është lënë pa përmendur edhe Kosova, kur edhe presidenti çek tha se nuk i pëlqen Kosova, duke paralajmëruar se mund ta shqyrtojnë tërheqjen e njohjes për pavarsinë e Kosovës brenda një muaji.

Sic shkruan media serbe, Telegraf, presidenti Zeman, roli i të cilit në Çeki është vetëm ceremonial, e ka pranuar se për një gjë të tillë duhet të vendosin institucionet tjera të shtetit, duke shtuar se nuk mund të imponojë qëndrimin e tij.

“Unë nuk mund të imponojë pozicionin tim, por ajo që mund të bëjë është që të japë një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta tërheqim njohjen”, ka shtua tutje presidenti çek.

Më pas tha se pret përkrahje nga ministri i Mbrojtjes, Lubomir Mentar, i cili kishte deklaruar se ishte një gabim diplomatik, vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ai me siguri do të jetë në anën time, kush do të jetë në anën tjetër, do ta shohim”, ka thënë Zeman.

Sic e do zakoni serb, Vuçiq e ka falënderuar Zemanin për pikëpamjet e tij rreth Kosovës, duke treguar se e ka informuar atë për problemet mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Nuk prisja që ai të niste ndonjë iniciativë”, ka thënë Vuçiq. /Lajmi.net/