Presidenti Bush mbështet Thaçin për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar takimet me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Amerikë dhe personalitete të ndryshme.

Lajme

30/11/2018 14:43

Në Dallas, Thaçi ka takuar ish presidentin amerikan, George Bush. Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkuar se në Dallas ka takuar mikun e madh të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, presidentin George Bush, transmeton lajmi.net.

“Në këtë takim të ngrohtë e miqësor diskutuam për të gjitha zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. Respekti për familjen e mrekullueshme Bush do të jetë i përjetshëm për shqiptarët e Kosovës”, ka shkuar ai.

Sipas Thaçit, bashkë kanw evokuar shumë kujtime nga e kaluara jo e largët, mirëpo fokusi ishte tek përpjekjet e tashme të shtetit tonë për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe në paqe.

“Në kontekst të këtyre përpjekjeve, u pajtuam se është e domosdoshme arritja e marrëveshjes përfundimtare obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të shënonte mbylljen e konfliktit njëshekullor, njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE”, ka shtuar ai.

Thaçi më pas ka theksuar se sigurisht se arritja e kësaj marrëveshjeje nuk është aspak e lehtë. Por, presidenti Bush më dha një këshillë të çmuar, të cilën dua ta ndaj me ju.

“Ju si liderë nuk do të mbaheni në mend për vendimet populiste, por për vendimet e vështira dhe të drejta që merrni për vendin dhe popullin tuaj”, ka cituar Thaçi presidentin Bush.

Në fund ai ka thënë se duke i shprehur mirënjohjen më të lartë në emër të qytetarëve të Kosovës, sot kisha privilegjin që presidentin Bush ta dekoroj me Urdhrin e Pavarësisë, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /Lajmi.net/