Presidenti armen: Nuk mund ta njohim pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Armenisë, Serzh Sargsyan thotë se shteti i tij nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Bota

28/04/2015 16:00

Ai këto deklarata i ka thënë në emisionin Pozner në një televizion armenian, duke shtuar se vendi i tij nuk mund ta njohë as Abkhazinë dhe Osetinë Jugore, e aq më pak Republikën Nagorny-Karabakh.

“Nëse e njohim Republikën Nagorny-Karabakh do të thotë se ne i refuzojmë bisedimet për paqe. Probabiliteti që aksionet ushtarake të rriten me njohjen e pavarësisë, do të rrezikojë bisedimet për paqe. Ndërkaq, Armenia është e përkushtuar që të përfundoj konflikti”.

“Mosnjohja e Karabkhut do të thotë se nuk mund të njohim Kosovën, Abhkazinë dhe Osetinë Jugore, sepse, nëse ne e njohim atë, atëherë do të ishte e vështirrë që t’ua shpjegonim njerëzve në Karabkhu se pse nuk e njohim pavarësinë e tyre”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.