Presidenti Ademi uron Prishtinën pas triumfit ndaj Inter Escaldes

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar skuadrën e Prishtinës për arritjen në kualifikime të Ligës së Kampionëve.

Sport

25/06/2021 22:44

Presidenti Agim Ademi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka uruar Prishtinën për kalimin e raundit parakualifikues të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

“Bardhekaltrit” fillimisht në gjysmëfinale e mundën kampionin e San Marinos, Folgore, derisa sonte në mbrëmje e kaluan me sukses edhe duelin final kundër kampionit të Andorrës, Inter d’Escaldes.

Ademi shfrytëzoi profilin e tij në Facebook, për të uruar skuadrën e Prishtinës për suksesin e arritur.

Më poshtë mund të shikoni postimin e presidentit Ademi./Lajmi.net/