Presidenca sqaron arsyen se pse Jahjaga nuk e takoi Mujën
Presidentja Atifete Jahjaga ka vizituar të premten Prizrenin dhe nuk e ka takuar Kryetarin e dënuar të këtij qyteti, Ramadan Mujën. Presidenca ka sqaruar se ata nuk dëshirojnë të paragjykojnë as ndikojnë në asnjë rast derisa kanë premtuar se Jahjaga përsëri do të vizitojë Prizrenin.
Lajme
Vizita e djeshme e presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga në qytetin e Prizrenit ishte me agjentë të caktuar. Ndonëse është përfolur që e para e shtetit ka injoruar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ndryshe është verzioni i Presicendës së Kosovës.
Zëdhënësi i kësaj të fundit, Arbër Vllahiu, në një prononcim për “Zërin” ka treguar se qëllimi i vizitës ishte evenimenti kulturor, “Dokufest”.
“Pa paragjykuar dhe pa ndikuar mbi asnjë veprim, presidentja Jahjaga ka pasur një agjendë tjetër në Prizren, gjatë ditës së premte, ku ka vizituar Dokufestin, një eveniment kulturor ndërkombëtar dhe ka takuar vetëm drejtuesit e tij”, ka thënë ai.
Sipas tij, në Prizren, si në komunat e tjera, presidentja do te kthehet ne një te ardhme te afërt.
“Gjatë qëndrimit në Prizren takova stafin e Dokufestit, këtij evenimenti kulturor që ka vendosur Kosovën në hartën kulturore të botës”, kishte shkruar Jahjaga, në Facebook.