Presidenca e Ukrainës konfirmon marrëveshjen, opozita hesht
Presidenca e Ukrainës ka konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje që i jep fund dhunës së përgjakshme, por opozita dhe ndërmjetësuesit e BE’së nuk e kanë konfirmuar këtë. Presidenca thotë se kjo marrëveshje do të nënshkruhet sot në mesditë.

Bota
Presidenca e Ukrainës tha sot se një marrëveshje ëhstë arritur gjatë bisedimeve që zgjatën tërë natën për ta zgjidhur krizën në të cilën 75 persona u vranë në dy ditët e dhunës më të tmerrshme që nga kohërat e ish Bashkimit Sovjetik.
Por opozita nuk e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes ndërsa burime diplomatike i përshkruan bisedimet e ndërmjetësuara nga ministrat e Bashkimit Europian si “shumë të vështira”.
Tri orët e luftimeve të ashpra të enjten në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, i cili u pushtua nga protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Viktor Yanukovich, lanë trupa civilësh të shtrirë përtokë shuam afër vendit ku po bëheshin bisedimet.
Disa mijëra njerëz po e mbanin të okupuar sheshin edhe të premten në mëngjes, por nuk janë parë shenja të përsëritjes së dhunës së përgjakshme që u pa të enjten në Kiev, i cili është zënë në një betejë ndërmjet lindjes dhe perëndimit.
Deklarata e Presidencës thotë se marrëveshja është arritur ndërsa ajo do të nënkruhet sot në mesditë.
As ministrat ndërmjetësues nga Franca, Gjermania dhe Polonia nuk kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes.